Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishteraqë kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.
Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që fillon nga e “Mërkura e Përhimtë” dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.
Historia e Pashkëve të krishtera
Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.
Emërtime të rrjedhura nga Eostremonat apo muaji i Eostres:
- Anglisht Easter (Istër)
- Gjermanisht Ostern
- Samoane Eseta (rrjedhur nga gjuha angleze)
Emra të prejardhur nga hebraishtja Pesah (Pas´ha):
- Latinisht Pascha ose Festa Paschalia (Paska ose Festa Paskalia)
- Greqisht Πάσχα (Pas´ha)
- Afrikançe Paasfees
- Arabisht عيد الفصح (ʿĪdu l-Fiṣḥ)
- Azeri Pasxa, Fish (pron: fis`h)
- Gjuha baso-gjermane Paisken
- Berbere tafaska (sot është emri i festës islamike të “flijimit”)
- Bullgarisht Пасха (Pas´ha)
- Katalançe Pasqua (Paskua)
- Danisht Påske
- Hollandisht Pasen
- Esperanto Pasko
- Faroeze Páskir
- Finlandisht Pääsiäinen (Pesieinen)
- Frëngjisht Pâques (Pake)
- Galisht Pasg
- Islandisht Páskar
- Indonezçe Paskah
- Irlandisht Cáisc (Kaisk)
- Italisht (Paskua)
- Malajalame പെശഹ (Pesaha)
- Norvegjisht Påske
- Persisht عید پاک (Pas´h)
- Portugisht Páscoa
- Rumune Paşti (Pashti)
- Rusisht Пасха (Pas´ha)
- Shqip Pashka ose Pashkët
- Skoceze Casca (Kaska)
- Spanjisht Pascua (Paskua)
- Suedisht Påsk
- Tagalogçe (Filipine) Pasko ng Muling Pagkabuhay (fj.p.fj. “Pashka e Ringjalljes”)
- Turqisht Paskalya (Paskalja)
Emërtime të përdorura në gjuhë të tjera:
Armenisht Զատիկ (Zatik ose Zadik, fj.p.fj. “ringjallje”)
Bielorusisht Вялікдзень o Vialikdzień (fj.p.fj. “Dita e Madhe”)
Boshnjakisht Ускрс (Uskrs) or Васкрс (Vaskrs, fj.p.fj. “Ringjallje”)
Bullgare Великден (Velikden, fj.p.fj. “Dita e Madhe”)
Gjeorgjisht აღდგომა (Aĝdgoma, fj.p.fj. “ringritja”)
Kinezçe 復活節 Fùhuó Jié (fj.p.fj. “Festa e Ringjalljes”)
Kroatisht Uskrs (fj.p.fj. “Ringjallje”)
Çekisht Velikonoce (fj.p.fj. “Natët e Mëdha” [shumës, trajta njëjës nuk ekziston])
Estoneze Lihavõtted (fj.p.fj. “marr mish”, mishërohem)
Hungareze Húsvét (fj.p.fj. “marr mish”, mishërohem)
Japonisht 復活祭 (Fukkatsu-sai, fj.p.fj. “Festa e Ringjalljes”)
Koreane 부활절 (Puhvalhol, fj.p.fj. “Stina e Ringjalljes”)
Malteze L-Għid
Letonisht Lieldienas (fj.p.fj. “Ditët e Mëdha” [shumës, trajta njëjës nuk ekziston])
Persisht عيد پاك (fj.p.fj. “Festa e Dlirë)
Polonisht Wielkanoc (fj.p.fj. “Nata e Madhe”)
Serbisht Ускрс (Uskrs) or Васкрс (Vaskrs, fj.p.fj. “Ringjallje”)
Sllovake Veľká Noc (velka noq fj.p.fj. “Nata e Madhe”)
Sllovenisht Velika noč (velika noq fj.p.fj. “Nata e Madhe”)
Tongane Pekia (fj.p.fj. “vdekja (e zotit)”)
Ukrainse Великдень (Vjelikdjen’, fj.p.fj. “dita e madhe”) ose Паска (Paska)
Published: Apr 29, 2019
Latest Revision: Apr 29, 2019
Ourboox Unique Identifier: OB-618332
Copyright © 2019