Në ekonominë moderne puna e dhënë paguhet me para në vend të të mirave materiale. Blerja e të mirave materiale si kursimet e tyre bëhen në vlerë të parasë. Së fundi gjatë çdo shkëmbimi, fitimi dhe humbjet llogariten me para. Këta shembuj tregojnë se paraja ka këto funksione në ekonomi:
Paraja mundëson përbrenda një qarku ekonomik, që të ardhurat e marrura nga ai qarkullim të kursehen për këmbim në një kohë të ardhshme. Kështu shoqëritë, siç janë bankat, kursimet i japin në forma të kredive për qëllime konsumuese (për shpenzues) dhe intensive (për përdorime produktive). Me këtë paraja bëhet mjet vlersimi në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhshmen. Si alternativë e rezervave të parave, këmbyesit mund të përdorin edhe letra me vlerë (aktiva financiare) ose mallra (ari). Mirëpo përparsia e parasë qëndron në likuiditetin e saj, përderisa letrat me vlerë (ari) duhet që së pari të shndërrohet në para për t’u këmbyer me mallra të tjera. Në përgjithësi, rezervat e të ardhurave në formë të letrave me vlerë sjellin fitime më të mëdha.
Published: Jun 10, 2017
Latest Revision: Jun 10, 2017
Ourboox Unique Identifier: OB-337976
Copyright © 2017