Futbolli dhe Pema – Illustrated by: Etzion Goel, Translated to Albanian by: Roksana Xheka by Mel Rosenberg - מל רוזנברג - Illustrated by Etzion Goel - Ourboox.com
This free e-book was created with
Ourboox.com

Create your own amazing e-book!
It's simple and free.

Start now

Futbolli dhe Pema – Illustrated by: Etzion Goel, Translated to Albanian by: Roksana Xheka

by

Artwork: Etzion Goel

After fruitful careers as a scientist and inventor I've gone back to what I love most - writing children's books Read More
  • Joined Oct 2013
  • Published Books 1560

 

 

 

 

 

2

 

 

 

 

 

 

 

Written by: Mel Rosenberg

Illustrated by: Etzion Goel

Translated by: Roksana Xheka

 

 

 

 

 

3

Kur Jonathan u bë gjashtë vjeç, ai mori si dhuratë për ditëlindje një top futbolli. Ishte një dhuratë vërtetë e veçantë. Babai I tij ia kishte blerë atë kur kishte qenë në një udhëtim. Topi ishte nënshkruar nga lojtari më I famshëm Brazilian.

4
Illustrated by Etzion Goel

Jonathan mori topin në park dhe ia u tregoi shokëve të tij.

Sampson, djali më I madh në klasën e Jonathanit, e rrëmbeu topin dhe e hodhi atë aq larg sa fluturoi deri në qiell. Ra në një pemë dhe ngeci mes degëve te saja.

Sampson vetëm sa ngriti supet dhe u largua. Nuk kërkoi as falje.

 

6
Illustrated by Etzion Goel

Jonathan ndenji atje dhe qau me orë të tëra. Ai mund ta shikonte topin. U kthye ditën tjetër dhe tjetrën sërish. Javë më vonë kur era frynte dhe binte shi, ai rrinte atje duke parë dhe pritur. Por topi nuk luante nga vendi.

 

8
Illustrated by Etzion Goel

Çdo vit për ditëlindje, Jonathan shkonte për vizitë tek pema. Ai ishte zgjatur, por edhe pema gjithashtu. Mezi arrinte ta shikonte topin. Gjethet ishin shtuar rreth tij. Pas shumë vitesh, topi ishte mbuluar komplet dhe Jonathan nuk mund ta shihte më. Prapë, çdo ditëlindje ai shkonte dhe mundohej të gjente topin. Shpesh here edhe qante.

10
Illustrated by Etzion Goel

Një ditë Jonathan u njoh me një vajzë dhe ra në dashuri me të. Ata u martuan dhe lanë shtëpinë.

 

12
Illustrated by Etzion Goel

Por çdo vit për ditëlindje, ai e merrte gruan e tij dhe shkonin për vizitë tek pema. Ai do i tregonte asaj tregimin se si Sampsonin e kishte goditur topin në pemë dhe ishte larguar. Gruaja e tij ndieu keqardhje për të. Ajo nuk tha asnjherë asnjë gjë.

Kur ata u bënë me fëmijë, Jonathan çdo vit për ditëlindje do I merrte ata tek pema dhe do u tregonte të njëjtin tregim. Ata ndjenë keqardhje, por nuk thanë asnjëherë asnjë gjë.

14
Illustrated by Etzion Goel

Fëmijët e Jonathanit u rritën, u martuan dhe patën fëmijët e tyre gjithashtu. Tani ai ishte gjysh. Kur mbesa e tij më e madhe u bë 6 vjeçe, ai e mori atë të shikonte pemën.

16
Illustrated by Etzion Goel

« Gjysh », tha ajo,  « Nga e di që topi është akoma atje lart ? Unë po shikoj , por nuk po e shikoj topin fare.”

“Gjysh, “tha ajo, “ Përse e do topin? Ti nuk ke luajtur futboll për shumë vite.”

“Gjysh, tha ajo, “Ti nuk mban mend se ku lë syzet. Ti harron në qoftë se e lë derën mbyllur apo hapur. Shpesh here ti harron edhe emrin e qenushit tim. Ka shumë pemë në lagje. Je I sigurt se kjo është pema e duhur?”

“Gjysh”, tha ajo, edhe nëse topi është atje, duhet të jetë shumë I vjetër tani. Nuk mund të jetë shumë I rrumbullakët. Me shumë mundësi do ketë plot vrima dhe të çara.”

“Gjysh”, tha ajo, “Sampsoni me siguri është gjysh gjithashtu. Ndoshta ai nuk mban mend fare se çfarë bëri atë ditë. Pse nuk shkojmë të blejmë një top të ri dhe luajmë së bashku në kopsht?”

18
Illustrated by Etzion Goel

Ashtu bënë. Dhe Jonathani nuk e vizitoi më pemën.

20
Illustrated by Etzion Goel

Në qoftë se e pëlqeni do të keni dëshirë të lexoni librin tim më të fundit rreth asgjëje:

http://www.ourboox.com/books/nothing-at-all/

Ose akoma më mirë krijo një libër tëndin!!! Është e thjeshtë dhe falas!

www.ourboox.com

 

 
22
This free e-book was created with
Ourboox.com

Create your own amazing e-book!
It's simple and free.

Start now

Skip to content